Nëna denoncon në policinë e Lushnjës zhdukjen e vajzës

Nëna denoncon në policinë e Lushnjës zhdukjen e vajzës

Një 28-vjeçare nga Lushnja është larguar nga banesa, pa lënë asnjë gjurmë. Alarmin në polici e ka dhënë nëna e vajzës, e cila ka bërë edhe denoncimin. Në një njoftim për media, policia thotë po punohet për gjetjen e vajzës. “Lushnjë/ Dje, ka kallëzuar shtetasja R. D., se është larguar nga banesa vajza e saj A. D., 28 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia./vizionplus.tv