Nën hetim prej 6 muajsh, arrestohet 31-vjeçari që shiste drogë në Fier (EMRI)

Nën hetim prej 6 muajsh, arrestohet 31-vjeçari që shiste drogë në Fier (EMRI)

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara nga hetimi 6-mujor me metoda proaktive, për një shtetas që shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin e tij dhe vënien në pranga. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Target”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Frans Begaj, 31 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në qytetin e Fierit. Për këtë shtetas, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kanabisi të...