‘Në rrezik për jetën’/ Avokati kërkon transferimin e Durim Bamit në burgun e Fushë Krujës
Avokati Ilir Murati i është drejtuar zyrtarisht institucioneve përgjegjëse me një kërkesë urgjente për transferimin e të paraburgosurit Durim Bami nga IEVP 313 në Tiranë drejt IEVP Fushë-Krujë, duke argumentuar se jeta dhe integriteti fizik i tij janë në rrezik real. Kërkesa, e depozituar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, thekson se Bami aktualisht mbahet në ambientet e IEVP “Jordan Misja” (Burgu 313), ku ndodhen edhe persona që, sipas organit të akuzës, kanë qenë të përfshirë në plane për eliminimin fizik të tij. Shtetasi Durim Bami mbërriti në Shqipëri më 26 shkurt 2026 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u transferua menjëherë në paraburgimin e sigurisë së lartë në Tiranë. Ai përfaqësohet...
Burimi:
ntv.al