Në prag të ndërrimit të viteve u largua nga banesa, gjendet i pajetë 82 vjeçari(EMRI)

Në prag të ndërrimit të viteve u largua nga banesa, gjendet i pajetë 82 vjeçari(EMRI)

Është gjetur i pajetë 82-vjeçari Ali Avdolli, i cili ishte shpallur i humbur pasi ishte larguar pa adresë nga banesa e tij në prag të natës së ndërrimit të viteve.  Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i të moshuarit është konstatuar i pajetë.  Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes dhe vendi ku 82 vjeçari u gjet i pajetë ,ndërsa pritet që organet kompetente të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.  Sakaq, policia po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.