Në kërkim si pjesëtar i organizatës kriminale, arrestohet në Shkodër 34-vjeçari
34-vjeçari Syrgen Haxhija ka përfunduar në prangat e Policisë së Shkodrës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia, raporton A2CNN. Gjykata e Milanos kishte caktuar masën “arrest me burg” për shtetasin, që dyshohet për disa vepra penale si: “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”. “Vijojnë kontrollet dhe operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në...
Burimi:
opinion.al