Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, u arrestua më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës. Gioel, koordinonte dërgesat e drogës drejt vendeve evropiane, kryesisht në Spanjë. Autoritetet spanjolle, zbuluan se ai përdorte dokumente identifikimi të shumta, përfshirë shqiptare, greke, spanjolle dhe belge, si dhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt për në Kolumbi. Në ‘sytë’ e kontrollit të emigracionit dhe policisë, ai paraqitej si shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen. Sipas medoave të huaja, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe si pjestar në një organizatë kriminale, e cila vepronte gjerësisht në disa shtete. Pas gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar, u bë...