Në kërkim nga Interpol/ EMRI – Arrestohet në Fier 23-vjeçari shqiptar, Italia e kërkonte për…

Në kërkim nga Interpol/ EMRI – Arrestohet në Fier 23-vjeçari shqiptar, Italia e kërkonte për…

Një 23-vjeçar është arrestuar nga blutë e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve italiane. Prangosja e të riut, u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, pasi 23-vjeçari Emiseldo Fasko, akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. ‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Riminit, Itali, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike"’, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit.  Njoftimi DVP Fier/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Gjurmimi”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.   Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte...