Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shqiptari të shpallur në kërkim nga Gjermania, dhe të babait të tij. Sipas njoftimit të publikuar këtë të hënë, më 2 mars, Sh.K është në kërkim ndërkombëtar në Gjermani për ‘trafik të narkotikëve’ që nga viti 2022. Nga hetimet në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Eekonomik, në Drejtorinë e Policisë Tiranë, dhe pas një analize të specializuar financiare, rezultoi se ky shtetas dhe babai i tij, nuk kanë mundësi financiare për të siguruar pasuritë e regjistruara. Si rrjedhojë u vendos sekuestrimi i tyre. Mes pasurive të sekuestruara përfshihen tre apartamente, një biznes në zonën bregetare të Durrësit dhe një garazh: 1- Pasuria e paluajtshme njësia nr.16, në Zonën Kadastrale 8518, Plazh Durrës, me sipërfaqe 191.00 metra katrorë, e përfituar...
Burimi:
javanews.al