Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Dy kushërinj Niko dhe Afrim Sina nga Dibra janë ekstraduar këtë të premte nga Shqipëria drejt Italisë. Niko Sina alias Fasli, 49 vjeç dhe Afrim Sina alias Andon, 52 vjeç, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali u arrestuan vitin e kaluar teksa fshiheshin në Dibër me identitete të rreme. Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”. Kushërinjtë akuzohen se në 22 shtator të vitit 1999, kanë vrarë një shqiptar me iniciale B.C dhe plagosën rëndë një tjetër shqiptar me iniciale F.S,...