Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Vijon puna intensive e Policisë së Shtetit për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 83”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, lokalizoi dhe arrestoi shtetasin S. H., 34 vjeç, i shpallur në kërkim nga Interpol Roma për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, sipas vendimit të Gjykatës së Milanos. Njoftimi i Policisë së Shtetit Vijojnë kontrollet dhe operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të...