Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)
Mbahet sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se një viti dhe Monika Kryemadhin. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se në seancë janë të pranishëm edhe Meta dhe Kryemadhi. . Në nisje të seancës shihet Monika Kryemadhi e cila futet në GJKKO duke buzëqeshur për mediat, por nuk u prononcua. Ndërsa avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani u tha gazetarëve ‘shihemi pas seancës’. Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit.
Burimi:
javanews.al