”Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta”, Berisha: Ky regjim po shkërmoqet

”Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta”, Berisha: Ky regjim po shkërmoqet

Kronikë E Hënë, 29 Dhjetor 2025 19:13 Këtë mbrëmje Partia Demokratika zhvilloi Foltoren e radhës para godinës së Kryeministrisë, e cila është edhe e fundit për këtë vit. Berisha tha se e mbyllin me protesta për ta nisur 2026 me protesta dhe mbështetësit e pakët përmes thirrjeve në kor dhe parullave, kërkuan rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. ”Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për tu ndarë nga kjo e keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj se opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Këtij regjimi në çdo kohë kalon është në shkërmoqje. Pesë ditë pa ujë, kur veç pak muaj...