Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë
Shifrat më të ulëta i përkasin vitit 2024, me 5 vrasje dhe tre prej tyre femicid. Megjithatë, edhe pse fataliteti i ulët, sipas një raporti të Avokatit të Popullit në këtë vit janë raportuar 18 raste të dhunës ekstreme ndaj grave dhe vajzave. Në 72% të rasteve (13 nga 18), viktimat kishin përjetuar dhunë të mëparshme nga autori, gjë që tregon se dhuna fatale është shpesh një përshkallëzim i abuzimit të vazhdueshëm. “Të përfshihet femicidi si vepër e veçantë penale. Ofrimi i mbështetjes ekonomike. Mbështetje të posaçme për fëmijët si dhe për masa të parandalimit të vrasjeve dhe dhunës”, deklaroi Vilma Shurdhi, komisionere, Avokati i Popullit. Motivet kryesore që çojnë në dhunë dhe fatalitet lidhen me dëshirën për kontroll dhe xhelozinë. “Krimi ndaj gruas ndodh...
Burimi:
javanews.al