“Ndodhet jashtë, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det!

“Ndodhet jashtë, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det!

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, është shprehur se klienti i tij ndodhet jashtë Shqipërisë. Komentet Haxhia i bëri në një deklaratë për mediat para hyrjes së SPAK, ku tha se drejtësia po kërkon ta dëmtojë klientin e tij pa asnjë provë konkrete kundër tij. Haxhia tha gjithashtu se Ergys Agasi ‘vetëm po të jetë i çmendur që të kthehet në Shqipëri’, pasi sipas tij, segmente të caktuara të drejtësisë po mundohet ‘t’ja hedhin çelësat në det’. Ai shtoi po ashtu se pala mbrojtëse e Agasit ndodhet në një ‘paralizë’ të plotë, në kushtet e një terri informativ përsa i përket materialeve që përmban dosja e SPAK kundër tij. “Ne i kemi bërë një letër intitucioneve të larta të drejtësisë, duke nisur nga inpektori i...