Ndjekje si në filma në Umbria, arrestohet 35-vjeçari shqiptar pas arratisjes me makinë
Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali, pas një ndjekjeje të rrezikshme në rrugët e zonës së Tiberit të Sipërm, duke u akuzuar për rezistencë ndaj një oficeri publik dhe tentativë arratisjeje. Operacioni u zhvillua nga efektivët e Njësisë Operative të Città di Castello, ndërsa ngjarja ndodhi në zonën Pian d’Assino, në territorin e Umbertide, në rajonin Umbria. Sipas autoriteteve, karabinierët i kishin bërë shenjë ndalimi një automjeti, por drejtuesi nuk iu bind urdhrit. Përkundrazi, ai shtoi shpejtësinë, duke u larguar dhe duke detyruar policinë të vihej në ndjekje të tij. Gjatë tentativës për t’u larguar, 35-vjeçari rrezikoi seriozisht sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës. Ndjekja përfundoi kur ai humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga, fatmirësisht pa përfshirë mjete të...
Burimi:
kohajone.com