Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion
Një shtetas që transportonte armë dhe municion, që dyshohet se i kishte marrë në Shëngjergj me qëllim shitjen në Tiranë është arrestuar sot në flagrance. Gjatë operacionit, u kap në flagrancë Urim Meta, 46 vjeç, banues në Tiranë. Në makinën që drejtonte u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. “Arrestohet në flagrancë shtetasi që transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen në Tiranë. Si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim/shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, për përdorim në ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan me sukses operacionin e koduar...
Burimi:
javanews.al