Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes
Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë këtë të mërkurë vendimin për I.B-në, të akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, ngjarje e ndodhur në vitin 2024 në Fushë Krujë. I.B akuzohet se ka ndihmuar ekzekutorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas në fshatin Larushk të Fushë-Krujës të largohen nga vendi i ngjarjes në fshatin Hasan, ku edhe kanë djegur makinën. Po ashtu bëhet me dije se Beqaraj ka vëzhguar në kohë të ndryshme viktimën në afërsi të banesës së tij. Prokuroria thotë se ka gjetur profil gjenetik të Beqarajt në makinën që autorët kanë përdorur për t’u larguar pasi dogjën makinën e krimit. Kujtojmë se në lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjes janë arrestuar më herët Edison Haxhiu, ndërsa Flodian Plaku i njohur edhe me emrat Flodian...
Burimi:
javanews.al