Ndihmoi 6 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia, arrestohet 24 vjeçari
Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të emigrantëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin. Në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Sudani. Sipas njoftimit zyrtar, ai ndihmoi 6 emigrantë për të kaluar kufirin nga Greqia, në drejtim të vendit tonë me qëllim destinacionin një nga vendet e BE-së. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një tjetër. 30-vjeçari dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi. NJOFTIMI: Vijojnë operacionet e Policisë për goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me dhënien e ndihmës emigrantëve për kalimin e kufijve në mënyrë të kundërligjshme.Në këtë kuadër, strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Itinerari 2”, si rezultat i hetimeve dhe punës intensive operacionale për parandalimin dhe...
Burimi:
vizionplus.tv