Ndërtimet pa leje/ IKMT nis prishjen e objekteve në Shkodër
Me shembjen e një objekti 1-katësh i cili prej vitesh shërbente si servis makinash, ka përfunduar këtë të hënë prishja e ndërtimeve pa leje në perimetrin e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër. Këto objekte kufizonin funksionimin normal të mjedisit shkollor dhe ishin kthyer në rrezik për jetën e fëmijëve. Puna për lirimin e hapësirave publike në funksion të shkollave dhe ambienteve mes pallateve, sipas drejtuesve të bashkisë Shkodër, nuk do të ndalet. Ndërkohë, ndërhyrja jo vetëm i ka dhënë një pamje të re institucionit arsimor, por ka rritur edhe standardet e sigurisë për nxënësit, mësuesit dhe banorët përreth.
Burimi:
syri.net