Ndërruan jetë tragjikisht në Itali, trupat e 4 anëtarëve të familjes Kola do të përcillen nesër për në banesën e fundit
Katër pjesëtarët e familjes Kola, të cilët humbën jetën disa ditë më parë në Itali, do të përcillen për në banesën e fundit ditën e nesërme në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, në vendlindjen e tyre. Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida Kola dhe dy fëmijët Hajdar dhe Xhesika, 22 dhe 15 vjeç ndërruan jetë më 4 shkurt në shtëpinë e tyre në Porcari të Italisë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.Lexo edhe :Related Posts Trupat e pajetë i janë nënshtruar analizave toksikologjike në Itali, ndërsa tashmë është mundësuar kthimi i tyre për në Shqipëri. Për dërgimin e trupave në vendlindje, vëllai i Arti Kolës, Durim Kola...
Burimi:
vizionplus.tv