Ndërroi jetë pasi ra nga kantieri i ndërtimit, kompania do dëmshpërblejë me 42 mijë paund familjen e shqiptarit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një kantier ndërtimi në zonën e Acton-it, në Londrën Perëndimore, ku 19-vjeçari Renols Lleshi humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej gjashtë katesh në një bosht ventilimi. Këtë incident, autoritetet e kanë cilësuar si “plotësisht të shmangshëm”. I riu po punonte në katin e 12-të të një ndërtese banimi pranë Ark Soane Academy në korrik të vitit 2023, duke ndihmuar në heqjen e skelave në kopshtin në çati, kur aksidentalisht shkel mbi një mbulesë të pasigurt ventilimi dhe bie në boshllëk. Hetimet e kryera më vonë nga autoritetet britanike të shëndetit dhe sigurisë në punë zbuluan se hapësira ishte mbuluar vetëm me një pllakë gipsi dhe material i dobët ndërtimi, një zgjidhje krejtësisht e papërshtatshme për të parandaluar...
Burimi:
syri.net