Ndërprerje e energjisë elektrike në Shushicë dhe Gjinar, mijëra abonentë pa drita prej orësh

Ndërprerje e energjisë elektrike në Shushicë dhe Gjinar, mijëra abonentë pa drita prej orësh

Që prej orës 02:00 të natës së sotme, fshatrat e njësive administrative Shushicë dhe Gjinar janë përfshirë nga ndërprerja e energjisë elektrike. Sipas informacioneve paraprake, mijëra abonentë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për më shumë se 12 orë, duke shkaktuar vështirësi të shumta për banorët dhe aktivitetet e përditshme. Gjatë ditëve të para të vitit 2026, zona e Shpatit ka përjetuar vazhdimisht probleme me shkëputjen e energjisë elektrike. Megjithëse rajoni nuk është përfshirë nga moti i keq, dyshohet se shkak i ndërprerjes mund të jetë një defekt teknik në rrjet. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkaqet e sakta apo afatin e rikthimit të energjisë, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe furnizim të qëndrueshëm.