Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda
Një person është ndaluar në burgun e Fierit pasi futi brenda institucionit të vuajtjes së dënimit një sasi lënde narkotike. Ai e kishte fshehur atë poshtë pjesëve intime. Sipas një deklarate për shtyp, personi në fjalë ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me një të dënuar të sigurisë së zakonshme. “Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve. Për këtë arsye, në dhomën ku qëndron i dënuari, autoritetet po ushtrojnë kontroll të plotë për sende të ndaluara.
Burimi:
javanews.al