Ndalohet 21-vjeçari,vodhi pjesë këmbimi me vlerë 8 mijë euro në Shijak. Nën hetim edhe blerësi i mallrave

Ndalohet 21-vjeçari,vodhi pjesë këmbimi me vlerë 8 mijë euro në Shijak. Nën hetim edhe blerësi i mallrave

Një 21-vjeçar me inicialet E. D., banues në Manëz, është ndaluar pasi dyshohet se në periudha të ndryshme ka vjedhur pjesë këmbimi automjetesh me vlerë rreth 8 mijë euro në servisin e shtetasit K. K., në Shijak. Sipas të dhënave, ai i ka shitur më pas këto pjesë te shtetasi D. Sh., ndaj të cilit ka nisur procedim për përvetësim të mallrave që rrjedhin nga veprimtari kriminale. Gjatë verifikimeve, në celularin e 21-vjeçarit u konstatuan edhe faqe që lidhen me veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit. Pjesët e këmbimit dhe telefoni janë sekuestruar si prova materiale. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak ndaluan me iniciativë shtetasin E. D., 21 vjeç, banues në...