“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot në 4 shkurt një kërkesë zyrtare për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga çështja penale ndaj tij. Kërkesa është paraqitur më 2 shkurt dhe do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca. Sipas mbrojtjes së Veliajt, kërkesa për përjashtimin e gjyqtares lidhet me mënyrën sesi është zhvilluar seanca gjyqësore e 2 shkurtit, ku pretendohet se i është mohuar e drejta për një mbrojtje efektive, në kundërshtim me parimet themelore të procesit të rregullt ligjor, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci. Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës kanë shprehur pretendime të forta lidhur me zhvillimin e seancës, duke theksuar se Veliaj është detyruar të vazhdojë mbrojtjen personalisht, pavarësisht faktit...