“Mu errësuan sytë”, plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia e babait: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më shpërfillte dhe injoronte

“Mu errësuan sytë”, plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia e babait: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më shpërfillte dhe injoronte

45 vjeçari Mikel Ndoi që u arrestua dje pasi plagosi vajzën e tij me thikë dhe një person tjetër, ka deklaruar në polici se ka qenë i dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Ai ka shtuar se kishte si qëllim që të ribashkohej me familjen, por vajza e tij ishte kundër. “Isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit”. Kështu e ka justifikuar sulmin me thikë ndaj vajzës së tij dhe kolegut të saj të punës, ngjarje e ndodhur paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit, në lagjen 12. “Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më...