‘M’u errësuan sytë’/ Plagosi vajzën në Durrës, dëshmia e babait: Isha nën efektin e alkoolit, më shpërfillte dhe injoronte!
56- vjeçari Mikel Ndoj që u arrestua të hënën e 26 janarit pasi plagosi vajzën e tij me thikë dhe një person tjetër, në dëshminë e tij në polici ka deklaruar se ka qenë i dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Ai ka shtuar se kishte si qëllim që të ribashkohej me familjen, porse vajza e tij ishte kundër. “Isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit”. Kështu e ka justifikuar sulmin me thikë ndaj vajzës së tij dhe kolegut të saj të punës, ngjarje e ndodhur të hënën në qytetin e Durrësit, në lagjen 12. “Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk...
Burimi:
syri.net