Motoçikleta përplaset me makinën, një person në gjendje të rëndë transportohet në spital

Motoçikleta përplaset me makinën, një person në gjendje të rëndë transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë. Mësohet se një motoçikletë është përplasur me një autoveturë. Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, me fraktura në këmbë e kokë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se motoçikleta ka kryer manovër për të hyrë në pikën e karburantit dhe është përplasur me mjetin tip “Opel”.