Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë
Për shkak të kushteve të rënduara hidro-meterologjike kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit. Lundrimi detar i këtyre mjeteve do të pezullohet për rreth 5 ditë. Duke nisur nga 2 Janari deri më 7 Janar. Në qytet pritet një përkeqësim i kushteve hidro-meterologjike dhe për këtë arsye është pezulluar lundrimi. Shkak për pezullimin e lundrimit është era e fortë bregdetare me drejtim jug jugperëndim e cila kap shpejtësinë 15 metër për sekondë duke shkaktuar dallgë deri në 1.5 metër lartësi dhe duke e bërë të pamundur lundrimin e këtyre mjeteve. Ndërkohë trageti i linjës me Brindisin do të vijojë lundrimet në normalitet të plotë pasi përballon një forcë më të madhe...