Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Moti i keq në vend, Jube dhe Katundi i Ri nën pushtetin e ujit! Pamjet me dron
Prej më shumë se tre ditësh, vendi ynë është përballur me mot të keq, i cili pritet të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme, ku reshjet e shiut do të mbeten me intensitet të lartë. Për shkak të prurjeve të shumta, disa qytete të vendit janë përballur me përmbytje, ku situata më e rëndë është paraqitur në Durrës. Ndërkohë, Vizion Plus ka mundur të sigurojë pamje me dron të bëra gjatë ditës së sotme mbi Jebe dhe Katund të Ri në Durrës, ku, siç shihet, e gjithë zona është nën ujë. Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes me Komitetin Ndërministror të Emergjencave, bëri me dije se do të dëmshpërblehen të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet. “Sot dua t’i siguroj edhe të...