Moti i keq Korçë, qindra familje mbeten pa energji elektrike
Moti i keq në Korçë ka krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike të qindra familjeve. OSHEE bën me dije se Fideri 5 i Nënstacionit Bilisht është pjesërisht në punë, ndërsa 642 familje rurale vijojnë të jenë pa energji elektrike në zonat Vidohovë, Miras, Qytezë, Cëte, Sinicë dhe Arzë. Ekipet e OSHEE-së ndodhen në gatishmëri dhe po ndjekin nga afër situatën në terren për riparimin e defekteve të evidentuara. Bëhet e ditur se të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje normale pune. Ndërkohë, Hidrovori i Pogradecit furnizohet nga Fideri (8–18) Përpunim Druri, Nënstacioni Pogradec, dhe funksionon normalisht. Nga ana tjetër, ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje raporton se nuk ka problematika në akset rrugore kombëtare dhe turistike, ndërsa qarkullimi vijon normalisht....
Burimi:
syri.net