Moti i keq bllokon automjete në zonat malore të Elbasanit, autoritetet apelojnë për kujdes

Moti i keq bllokon automjete në zonat malore të Elbasanit, autoritetet apelojnë për kujdes

Moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura dëbore dhe ngrica, ka shkaktuar probleme serioze në zonat malore të Elbasanit mbrëmjen e së enjtes. Një automjet me tre persona mbeti i bllokuar në fshatin Shmil, pjesë e Njësisë Administrative Labinot, pasi rruga u bë e pakalueshme për shkak të borës dhe akullit. Personat e izoluar kërkuan ndihmë, por ndërhyrja rezultoi tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve atmosferike të pafavorshme. Një situatë problematike u raportua edhe në fshatin turistik Gjinar të bashkisë Elbasan, ku disa automjete u bllokuan në akset rrugore malore. Sipas informacioneve, pjesa më e madhe e qytetarëve të bllokuar në rrugët e fshatrave malorë të mbuluar nga dëbora ishin nga qyteti i Elbasanit dhe kishin udhëtuar drejt...