Moti i keq/ Bashkia Pogradec apel banorëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, tregoni kujdes

Moti i keq/ Bashkia Pogradec apel banorëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, tregoni kujdes

Bashkia e Pogradecit u bën thirrje banorëve, kryesisht të fshatrave të Njësisë Administrative Dardhas, si dhe fshatrave Rëmenj dhe Verdovë, që të tregojnë kujdes maksimal për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shiut. Autoritetet vendore këshillojnë shmangien e lëvizjeve të panevojshme, veçanërisht në zonat problematike, si dhe njoftimin e menjëhershëm të shërbimeve të emergjencës për çdo problematikë apo rrezik të mundshëm. Bashkia bën me dije se strukturat janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në gatishmëri për të ndërhyrë, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për garantimin e sigurisë së tyre.