Moti i keq/ 10 fshatra pa energji elektrike në Berat, Osumi përmbyt dhjetra hektarë
Situata nga rreshjet në qarkun e Beratit, 10 fshatra në Njësinë Administrative Potom në Skrapar janë pa energji elektrike. Niveli i lumit Osum drejt rritjes, në ujë disa hektar tokë bujqësore në fshatin Veterrik dhe zonën e Dafinave në bashkinë Dimal. Rreshjet e shiut,që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme kanë filluar të shfaqin edhe problemet e para në qarkun e Beratit. Era e fortë ka lënë që prej mëmgjesit të sotëm pa drita 10 fshatrat: Backë, Gjergjovë, Koprenckë, Gërmenj, Visockë, Qafë Helms, Melskë, Nikollarë, Dyrmish dhe Staraveckë në Njësinë Administrative Potom në bashkinë Skrapar. Burime nga OSHE Berat konfirmojnë se grupet e punës janë në terren dhe po punohet për riparimin e shtyllave të dëmtuara nga era dhe rikthimin e energjisë në këto...
Burimi:
vizionplus.tv