Moti anullon hedhjen e Kryqit në Durrës

Moti anullon hedhjen e Kryqit në Durrës

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, këtë vit nuk u zhvillua ceremonia tradicionale e hedhjes së kryqit në det, e cila shënon festën e Pagëzimit të Zotit Jezus Krisht. Besimtarët e krishterë kremtuan sot këtë festë të rëndësishme, ndërsa Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Sipas njoftimit zyrtar, pas Bekimit të Ujit që u zhvillua në ambientet e kishës, ishte planifikuar që në orën 10:30 të kryhej edhe hedhja e Kryqit në detin Adriatik, në zonën e portit të Durrësit. Megjithatë, për shkak të motit të keq, autoritetet kishtare vendosën anulimin e këtij riti. Kjo është hera e parë, të paktën në dy dekadat e fundit, që ceremonia e hedhjes së kryqit në...