Mori me qira një makinë, por s’ia kthehu më pronarit shpallet në kërkim nga policia
Policia ka shpallur në kërkim një person, i cili ka marrë një makinë me qera pranë një biznesi në Tiranë. Ai është shpallur në kërkim, pasi ka mashtruar pronarin e një automjeti që ka marrë, duke mos ia kthyer. Policia po heton më shumë mbi rastin. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., pasi dyshohet se ka mashtruar pronarin e një automjeti që ka marrë, duke mos ia kthyer. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. C., dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.
Burimi:
syri.net