Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Molotovët dhe dhuna ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës
Katër persona janë arrestuar dhe gjashtë persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në lidhje me incidentet e ndodhura dje në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Kujtojmë se pas fjalimit të Berishës, protestuesit i vunë flakën pjesës së përparme të godinës së Këshillit të Ministrave duke hedhur shishe molotovi. Më pas disa prej tubuesve hoqën një gardh metalik, ndërsa efektivët e policisë nuk lejuan qytetarët që të hyjnë në oborrin e kryeministrisë. Incidenti më i rëndë u regjistrua kur një nga protestuesit u përfshi nga flakët si pasojë e hedhjes së molotovit dhe lëndëve piroteknike. Nga ana tjetër dy efektivë policie mësohet se kanë mbetur të lënduar. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Partia Demokratike zhvilloi dje, më 22 dhjetor,...