Mjegull e dendur në rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegull e dendur në rrugën e Kombit, policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Kronikë E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 13:35 Policia e Kukësit u bën apel drejtuesve të mjeteve për më shumë kujdes në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë. Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.