Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Ministri Lamallari: Njofton amnisti penale, jo falje, por mundësi për rikthim të përgjegjshëm
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, njoftoi se Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, e cila do të përfshijë kategori të caktuara të të dënuarve. Sipas vlerësimeve paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa rreth 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Numri real i përfituesve pritet të jetë edhe më i madh, duke përfshirë edhe ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale dhe masat alternative. Në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore. Lamallari theksoi se amnistia nuk përfshin individët që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë, as ata të hetuar nga SPAK dhe...