Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës
Pas molotovëve dhe fishekzjarreve të hedhura drejt Kryministrisë, militantë të Partisë Demokratike tentuan të çajnë kordonin e policisë të formuar në mbrojtje të Kuvendit. Kësaj radhe, në konfrontimin me forcat blu u përfshi edhe deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili shtyhej fizikisht me policinë. Për të mos lejuar përshkallëzimin e konfrontimit, nga Policia e Shtetit u hodh gaz lotsjellës, që detyroi shpërndarjen e militantëve të Sali Berishës. Nga përplasjet dhe hedhjet e molotovëve janë lënduar dy protestues dhe disa efektivë policie, ndërsa kanë nisur dhe shoqërimet e para për “grupin e molotovit”.
Burimi:
javanews.al