Meta kërkoi lirinë nga burgu, GJKKO refuzon! Cakrani: Gjykata u bë vegël e telefonatave në dhomë këshillimi
GJKKO refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë 'arrest me burg' ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024. Pas vendimit, avokati Kujtim Cakrani tha se pavarësisht vendimit, ai si avokat mbrojtës nuk do të heqë dorë nga beteja ligjore. "Ne jemi në betejë. Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona të ligjshme. Do ta bindim gjykatat që të mos bëhet më vegël e telefonatave në dhomë këshillimi. Po Meta? Meta ka humbur besimin tek gjykatat kërkon vetëm gjykimin në themel" Në një prononcim për gazetarët, avokati i tij Kujtim Cakrani u shpreh para seancës se kishte afruar garanci pasurore në vlerën 50 mijë euro, në këmbim të zëvendësimit të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të butë sigurie....
Burimi:
syri.net