Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Meta kallëzon në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve
Kronikë E Hënë, 29 Dhjetor 2025 16:00 Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar kallëzim penal në SPAK ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose. Sipas shkresës, Qose ka shpërdoruar detyrën në disa raste, me veprimet apo mosveprimet e tij, duke i cënuar të drejtat dhe liritë Ilir Metës. Për të provuar faktin penal, Meta bashkëngjitur kërkesës ka dërguar edhe rekomandimin e Avokatit të Popullit, për trajtimin e personave që ndodhen në paraburgim. Presidenti i Partisë së Lirisë, Meta vijon të qëndrojë në qelitë e paraburgimit, pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij për korrupsion dhe shpërdorim detyre.