Mes pasionit dhe profesionit, dilemat e nxënësve dhe presioni i prindërve për universitetin

Mes pasionit dhe profesionit, dilemat e nxënësve dhe presioni i prindërve për universitetin

Marilja është nxënëse e klasës së 11-të. Ashtu si bashkëmoshatarët e saj, ndodhet përballë një zgjedhjeje jo të lehtë, një vendim që përcakton drejtimin e studimeve universitare. Për të, kjo zgjedhje shoqërohet me stres dhe pasiguri, pasi mbart një peshë për të ardhmen e saj. Megjithatë, ajo ka vendosur të ndjekë pasionin e saj për informatikën. Një tjetër zgjedhje vjen nga një nxënëse e klasës së 12-të, e cila rikthen në vëmendje dilemat e një viti më parë. Në momentin e zgjedhjes, u orientua më shumë nga kërkesat e tregut të punës, duke lënë në plan të dytë pasionin e saj për IT-në. Mes këtyre dy qasjeve, profesion apo pasion, specialistët theksojnë rëndësinë e gjetjes së një baraspeshe, ku nxënësit të mos heqin dorë as...