Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

Merrnin makina me qira për të mos rënë në sy të policisë, skema si bëhej transporti i klandestinëve nga Gjirokastra në Muriqan

Elsona Çoba, 35-vjeçarja e arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të jashtëligjshëm, dyshohet se prej tre vitesh është e përfshirë në këtë skemë të jashtëligjshme. Mësohet se Çoba me origjinë nga Laçi, por banuese në Rrogozhinë, përpara grupit hetimor nuk ka pranuar që të flasë për të treguar rrjetin e trafikantëve që kalojnë emigrantët nga vendet e treta nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se e reja u merrte nga 2500 euro për çdo emigrant që e merrte nga Gjirokastra dhe e dërgonte deri në Muriqan. Pasi ndalonin disa orë në Vorë, emigrantët futeshin në makina të tjera dhe më pas niseshin drejt Shkodrës në Muriqan, ku më pas merreshin nga grupe...