Merando Nikulaj i plagosur? Çfarë u pa nga kamerat e sigurisë në berberhanen e cila u bë ‘shoshë’ nga plumbat
Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Rrile të Lezhës, ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci, pas një breshërie plumbash në një berberhane. Sipas gazetares Klodiana Lala, hetimet e deritanishme tregojnë se Daci nuk ishte shënjestër e sulmit. Në berberhane ndodheshin edhe katër persona të tjerë, përfshirë Merando Nikulaj, nip i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë synimi i atentatit. Derisa policia po kryen kontrolle në disa biznese dhe banesa për ta gjetur dhe marrë në pyetje, Nikulaj nuk është shoqëruar ende. Ka dyshime se 21-vjeçari mund të jetë plagosur, pasi kamerat e sigurisë e shfaqin duke ecur me vështirësi teksa largohej nga vendngjarja.
Burimi:
syri.net