Megaoperacioni antidrogë në disa qytete italiane, 384 të arrestuar/ Sekuestrohen 1.4 ton lëndë narkotike, armë dhe..

Megaoperacioni antidrogë në disa qytete italiane, 384 të arrestuar/ Sekuestrohen 1.4 ton lëndë narkotike, armë dhe..

Një operacion i gjerë antidrogë i policisë është zhvilluar në disa provinca italiane kundër kriminalitetit të përhapur, me një bilanc prej 384 arrestimesh, 655 personash të denoncuar dhe sekuestrimin e 1.400 kilogramëve drogë. Puna “me ndikim të lartë” e Njësive Hetimore Territoriale (Squadre Mobili), të koordinuara nga Shërbimi Qendror Operativ, përveç goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike – herë pas here edhe përmes dyqaneve të kanabisit – dhe veprave penale të lidhura me kriminalitetin e përhapur, ka nxjerrë në pah edhe mënyrat e reja të furnizimit dhe përdorimit të lëndëve narkotike.  Shifrat  Janë identifikuar 95.164 persona të dyshuar, prej të cilëve 16.701 të huaj dhe 10.848 të mitur, kryesisht në zona të shpërndarjes së drogës ose të ashtuquajturës “mala-movida”; për rreth një mijë prej tyre janë...