“Me ngacmonte gruan, e vrava!”
Ngacmimi i bashkëshortes së Gazmend Bucpapës nga Egli Pashollari dyshohet se ka çuar në vrasjen me thikë të një 31-vjeçari, pasditen e së premtes në zonën e ish-Parkut në Tiranë. Sipas burimeve policore, gruaja e Bucpapës, e cila punon si shitëse në një market pranë vendit të ngjarjes, i kishte treguar burrit për ngacmimet e vazhdueshme ndaj saj. Rreth orës 15:40, Gazmend Bucpapa, së bashku me bashkëshorten dhe një person tjetër, u përfshinë në një konflikt me 31-vjeçarin, i cili përfundoi me goditjen fatale me thikë. Pas krimit, ata larguan automjetin e Bucpapës dhe, pasi e braktisën, morën një taksi për t’u kthyer në banesën e tyre në zonën e Sharrës. Pasi mbërriti në shtëpi, Bucpapa u largua dhe aktualisht është në kërkim nga policia....
Burimi:
kohajone.com