Me armë, kryen tre vjedhje brenda pak orësh/ Policia e Fushë-Krujës dhe Tiranës në kërkim të të riut (VIDEO)
Policia e Fushë-Krujës dhe Tiranës janë vënë në ndjekje të një personi, i cili dyshohet se ka kryer të paktën 3 vjedhje me dhunë përgjatë pak orëve. Sipas burimeve për ABC News, i riu, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal, ka marrë një taksi në zonën e Tajvanit në Tiranë dhe ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Sapo është afruar drejt Tapizës, me anë të një arme zjarri ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë drejtimin e makinës vetë, ndërsa këtë të fundit e ka lënë në një zonë të largët; i ka marrë edhe paratë dhe celularin taksistit. Më pas ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe, sërish me kërcënimin e armës së zjarrit, i ka marrë punonjësit paratë...
Burimi:
javanews.al