Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

Zhvillohet sot, 6 shkurt, në Gjykatën e Durrësit seanca për të verifikuar masat e sigurisë për 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme që u kthyen nga Tajlanda. Të arrestuarit u dërguan të shoqëruar nga efektivët e policisë. Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim 13 persona të tjerë. Kujtojmë se në tetor të vitit 2024 në Shqipëri u kthyen nga Tajlanda 2 mijë e 800 tonë mbetje të cilat fillimisht kishin ndalë nga vendi ynë në korrik të atij viti. Prokuroria ka zbuluar se mbetjet ishin shpërndarë në 102 kontejnerë dhe pas analizave të kryera në një laborator në Itali u zbulua prania e elementëve të rrezikshëm. “Në mostrat e marra nga kontenierët e sekuestruar, shoqëria Kurum International sh.a....