Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Policia: Ekzekutohen 20 masa sigurie, 13 persona nuk u gjetën në shtëpi
Policia e Durrësit ka dalë në një informacion zyrtar për operacionin e kryer të martën, 3 shkurt, në lidhje me 2 mijë e 100 tonë mbetjet që dolën nga vendi ynë verën e vitit të kaluar dhe u kthye nga Tajlanda. Në aksionin e koduar “Eko-Toxic”, janë ekzekutuar 20 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Durrësit për disa vepra penale në fushën e kontrabandës, menaxhimit të mbetjeve, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale. 13 prej tyre janë në arrest me burg, ndërsa shtatë në arrest shtëpie. Ndërkohë vijon puna për kapjen e 13 personave të tjerë të cilët nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit. Në kuadër të operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë për: -F. Ç., 47 vjeç, dhe...
Burimi:
javanews.al